Titulli i Kontratës:
“MENAXHIMI I PROJEKTIT, FINANCAVE DHE KOMUNIKIMIT”
Referencë:
“Menaxhimi Financiar dhe i Komunikimit të Projektit” në kuadër të projektit
“Nxitja e Efiçencës së Energjisë përmes Teknologjive të Zgjuara për Rikonstruksionin e Hapësirave dhe Mbështjellësit të Ndërtesave – FENESTRAE”
REF IPA-ADRION00395 – Prot. nr. 32, datë 17.02.2025
Autoriteti Kontraktor:
BIZNES ALBANIA
Lloji i Kontratës:
Kontratë shërbimi – Ekspertizë e jashtme
Vendi i Zbatimit:
Tiranë, Shqipëri
Përshkrimi:
BIZNES ALBANIA, në kuadër të projektit FENESTRAE, me mbështetje financiare nga Programi INTERREG ADRION i Bashkimit Europian, fton individë apo subjekte të kualifikuara të aplikojnë për kontratën si më poshtë:
Shërbim Ekspertize e Jashtme për “Menaxhimin Financiar dhe të Komunikimit të Projektit”
Përzgjedhja do të bëhet mbi bazën e përmbushjes së kritereve të përcaktuara në dokumentacionin e tenderit. Eksperti/organata përzgjedhur do të angazhohet në mbështetjen e zbatimit të projektit përmes koordinimit teknik, raportimit financiar dhe menaxhimit të aktiviteteve të komunikimit sipas standardeve të BE-së.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve:
07 Prill 2025, ora 23:59
Si të aplikoni:
Të interesuarit janë të ftuar të shkarkojnë paketën e aplikimit, e cila përmban dokumentacionin e nevojshëm dhe udhëzimet për pjesëmarrje, e bashkëlidhur me këtë njoftim.
Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni në:
📧 Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
🌐 www.biznesalbania.org.al