Biznes Albania mori pjesë në Sesionin e 113-të të Konferencës Ndërkombëtare të Punës, organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) në Gjenevë, si partnere sociale dhe anëtare e delegacionit zyrtar nga Shqipëria.
Gjatë punimeve në Gjenevë, Biznes Albania zhvilloi gjithashtu takime me përfaqësues të organizatave homologe nga vende të ndryshme, duke hapur rrugë për bashkëpunime ndërkombëtare dhe shkëmbim përvojash.