BiznesAlbania mori pjesë në Forumin Strategjik të Bashkëpunimit Ballkanik, së bashku me përfaqësues të bizneseve anëtare, duke kontribuar në dialogun mbi forcimin e bashkëpunimit shqiptaro-grek dhe zhvillimin e partneriteteve të reja ekonomike.
Në fokus të forumit ishin mundësitë për bashkëpunim në ekonomi, energji, turizëm dhe teknologji, si dhe mbështetja e Greqisë për integrimin europian të Shqipërisë.
BiznesAlbania mbetet e angazhuar në promovimin e interesave të sipërmarrjes shqiptare, zgjerimin e rrjeteve të bashkëpunimit dhe krijimin e mundësive të reja për bizneset në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.


