BiznesAlbania, së bashku me përfaqësues të organizatave të punëdhënësve dhe bizneseve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën, mori pjesë në trajnimin rajonal treditor “Driving Up Productivity”, i cili u zhvillua më 2–4 nëntor 2026 në Torino, Itali.
Trajnimi u organizua nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), në kuadër të projektit “Platform for Employment and Social Issues 3 (ESAP 3)”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga ILO.
Aktiviteti synoi forcimin e kapaciteteve të organizatave të punëdhënësve dhe organizatave të biznesit për të nxitur rritjen e produktivitetit, për të adresuar sfidat e tregut të punës dhe për të identifikuar mundësi konkrete për mbështetjen e ndërmarrjeve në rajon.

