Lajme

KËRKESË PËR HAPJE TENDERI (TORS)

Shoqata Biznes Albania
Rruga Marco Boçari nr. 6, Tiranë, Shqipëri
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Titulli i Tenderit:
Furnizimi me PIAGGIO CABINATO PORTER NP6 LONG RANGE (Benzinë/GPL) dhe Rimorkio me Shasi me Bosht të Vetëm (PTT 1250) – Gjendje e Re, Fabrikë – Linja Street Food

Data e Publikimit:
14 Prill 2025

Afati për Dorëzimin e Ofertave:
28 Prill 2025, ora 17:00 CET

Referenca e Projektit:
“Resilienza marginale: modeli i ekonomisë qarkulluese për vlerësimin e prirjeve territoriale”
Kodi i Projektit: AID 012314/02/5

1. Sfondi
Shoqata Biznes Albania, si pjesë e projektit të sipërpërmendur të bashkëfinancuar në kuadër të iniciativës AICS AID 012314/02/5, synon të përmirësojë infrastrukturën mobile për street food në përputhje me parimet e ekonomisë qarkulluese dhe rezistencës territoriale. Në këtë kuadër, Shoqata Biznes Albania kërkon kuotime për furnizimin e një automjeti komercial të ri të markës Piaggio dhe një rimorkioje, të përshtatshme për aktivitete sipërmarrëse në fushën e ushqimit.

 2.Objekti i Prokurimit

Objekti i kësaj procedure prokurimi është furnizimi dhe dorëzimi i mallrave të mëposhtme:

Lot 1:

  •  Lloji i Mjetit: Piaggio Cabinato Porter NP6 Long Range
  • Lloji i Karburantit: Benzinë/GPL
  • Motori: 1,500 cc / 100 HP
  • Standarti i Emetimit: Euro 6E
  • Gjendja: I ri nga fabrika
  • Kërkesa shtesë: I përshtatshëm për adaptim në street food

Lot 2:

  • Lloji i Rimorkios: Rimorkio me Shasi me Bosht të Vetëm
  • Versioni i Shasisë: PTT 1250
  • Gjendja: I ri nga fabrika
  • Linja: Street Food

Specifikimet teknike të plota janë të dhëna në anekset e bashkëngjitura. Ofertuesit duhet të përmbushin rreptësisht të gjithë parametrat teknikë.

3. Përshtatshmëria dhe Rregullat

Kjo procedurë prokurimi zhvillohet në përputhje me procedurat e përcaktuara në PRAG (Udhëzuesi Praktik për Procedurat e Kontratave për Veprimet e Jashtme të BE-së). Pjesëmarrja është e hapur në kushte të barabarta për të gjithë personat fizikë dhe juridikë të vendosur në një Shtet Anëtar të Bashkimit Evropian, ose në një vend të pranueshëm sipas rregullave të PRAG.

4. Dorëzimi dhe Vendndodhja
 Adresa e Dorëzimit: Rruga Marco Boçari nr. 6, Tiranë, Shqipëri
 Afati i Dorëzimit: Brenda 30 ditëve kalendarike nga nënshkrimi i kontratës
 Gjuha për Dorëzim: Anglisht ose Shqip

5. Udhëzime për Dorëzim
Të gjitha ofertat duhet të dorëzohen me email në:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Subjekti i email-it: “Oferta – Automjet dhe Rimorkio – Linja Street Food
Ofertat e dorëzuara me vonesë nuk do të merren në konsideratë.

6. Kriteret e Vlerësimit

  • Përputhshmëria me specifikimet teknike
  • Koha e dorëzimit
  • Oferta financiare (raporti cilësi/çmim)
  • Kushtet e garancisë
  • Eksperienca e mëparshme e furnitorit

7. Informacione Shtesë
Shoqata Biznes Albania rezervon të drejtën të anulojë procedurën e prokurimit në çdo fazë, pa qenë të deyruar të kompensojnë kandidatët.

Shkarkoni më poshtë aplikimin e plotë:

ToRs

Draft Contract

Supplier Declaration

Technical Specifications

 

 

 

 

Kontakte

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355682082666

E-mail : info@biznesalbania.org.al

Adresa: Bulevardi Bajram Curri, Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4, Tirana / Albania

fb.com/biznes.albania.1