BiznesAlbania në Ditën e 8 Marsit u gjend në Kalanë e Tiranës, duke promovuar gratë sipërmarrëse dhe produktet e tyre artizanale, por edhe zejtarë të tjerë të cilët u certifkuan me Titujt Mjeshtër.
Në këtë aktivitet morën pjesë Shoqatat e Ballkanit Perëndimor dhe Ukraina, Ekspertë nga Dhoma e Zejeve Koblenz, Oda e Prizrenit si edhe Shoqatat e vendit tonë me të cilat BiznesAlbania bashkëpunon ngushtë.
Një falenderim i veçantë shkon për Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Z. Blendi Gonxhja për pjesëmarrjen e tij dhe për mbështetjen në fushën e zejtarisë. Mbështetja e zhvillimit të kualifikimit profesional në fushën e zejtarisë, përmes programeve të trajnimit dhe të kualifikimit ku zejtarët kanë mundësinë për të avancuar në karrierën e tyre dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre në prodhimin dhe ofrimin e produkteve, do të bëjë që ky vit të jetë viti i aftësimit profesional dhe i ndihmës për pasurimin e këtij komuniteti të jashtëzakonshëm!