BiznesAlbania mori pjesë në konferencën "Ratifiko ILO C190- Eliminimi i dhunës dhe ngacmimit në botën e punës". Kjo konferencë u organizuar nga BSPSH me kryetar z. Gëzim Kalaja. Të pranishëm në konferencë të cilët mbajtën fjalën e tyre ishin z. Koli Sinjari përfaqësues i BiznesAlbanias, Kordinatorja e ILO-s znj. Zhulieta Harasani, përfaqësues i Solidarity Centre z. Steven Mccloud të cilët shprehën gjithë mbështetjen dhe kontributin e tyre për eliminimin e dhunës dhe ngacmimit në botën e punës.