Biznes Albania mori pjesë në Takimin e Grupit të Menaxhimit të Integruar të Politikave (IPMG) për Zhvillimin e Kapitalit Njerëzor, i cili u zhvillua më 11 mars 2026 në Tiranë. Takimi u organizua dhe u drejtua nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri.
Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet dhe prioritetet kryesore në fushën e kapitalit njerëzor, duke përfshirë prezantimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara 2026–2030 si dhe Planin Kombëtar për Barazinë, Përfshirjen dhe Pjesëmarrjen e Romëve dhe Egjiptianëve në Republikën e Shqipërisë 2026–2030. Po ashtu u prezantua raporti i progresit për vitin 2025 i Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2023–2030, si dhe ecuria e zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021–2026.
Takimi shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe diskutimin e politikave ndërinstitucionale që synojnë përmirësimin e punësimit, aftësive dhe përfshirjes sociale në vend.

