Biznes Albania mori pjesë në Panairin e Punës të organizuar në Athinë, Greqi më 2 Mars 2025. Stenda e Biznes Albania u vizitua nga shqiptarë të diasporës të interesuar për punësim në Shqipëri. Stenda u vizitua edhe nga Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama.
Biznes Albania u përfaqësua nga Presidenti i Biznes Albania Z. Luan Bregasi dhe Drejtori Ekzekutiv Z. Koli Sinjari.