Më datë 30 korrik 2024 u zhvillua takimi i parë i Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe Sekretariatit Teknik, që do të funksionojnë pranë komisionit të posaçëm parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.
Në takimin e organizuar nga kryetari i komisionit të posaçëm, z.Fatmir Xhafaj, morën pjesë rreth 60 ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve të pavarura, organizatave dhe shoqërisë civile, botës akademike, përfaqësues të komunitetit të biznesit, etj., të cilët do të angazhohen për 3 fushat e objektit të veprimtarisë së këtij komisioni.
Procesi është i qendërzuar dhe i mbështetur në kontributin dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të ekspertëve për hartimin e i) Dokumentit Analitik/Analizës; ii) Planit Kombëtar të Veprimit bazuar mbi gjetjet e analizës, si dhe iii) Propozimin e zgjidhjeve dhe masave përkatëse legjislative e institucionale.
Biznes Albania përfaqësohet në këtë komision me 2 ekspertë:
Shtylla e mirëqeverisjes – Z. Marsel LLUKMANI
Shtylla e antikorrupsionit – Z. Mirlind POLOVINA