BiznesAlbania merr pjese ne konferencen Nderkombetare qe organizoi ILO ne bashkepunim me Shoqaten nderkombetare te Keshillave Social- Ekonomik ( AICESIS) ne Athine, Greqi ne datat 23-24 Nentor 2023.
Konferenca u pershendet nga Drejtori i Pergjithshem i ILO-s zoti Gilbert Houngbo, presidenti i AICESIS , presidenti i KES te Greqise Ioannis Paidas dhe Ministri i Punes dhe Sigurimeve Shoqerore te Greqise Adonis Georgiadis.
Ne Konferencen “Roli i Dialogut Social dhe institucioneve te saj ne luften ndaj pabarazise ne boten e punes” morren pjese me shume se 130 përfaqësues të komiteteve social-ekonomik dhe organizatave partnere nga 40 vende të botës, 7 ministra të punës, së bashku me drejtues të organizatave ndërkombëtare si ITUC, IOE, UNDESA, UNCTAD, EESC. BiznesAlbania u perfaqesua nga sekretari i pergjithshem zoti Koli Sinjari.