Biznes Albania, në kuadër të projektit FENESTRAE – Teknologji të zgjuara për optimizimin e eficiencës së energjisë në ndërtesa, bën me dije se Workshop-i i PB5 i FENESTRAE u zhvillua me sukses më 11 Shtator 2025, në Dhoma Kombëtare e Zejtarise, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë.
Takimi mblodhi së bashku përfaqësues nga qeveria, partnerë të projektit, palë të interesuara dhe aktorë të biznesit, të cilët diskutuan mbi qëllimet e projektit, prioritetet dhe sfidat, si dhe hapat e ardhshëm për forcimin e bashkëpunimit.
Ky aktivitet shënoi një hap të rëndësishëm drejt optimizimit të eficiencës së energjisë në ndërtesa dhe forcimit të dialogut mes aktorëve kryesorë.