Organizata Ndërkombëtare të Punës (ILO) në bashkëpunim me BiznesAlbania dhe ProExport Albania po zbaton Projektin “Fuqizimi i Grave Kundër Covid-19”, i cili synon të mbështesë sektorët e prodhimit ose përpunimit të tekstilit, lëkurës dhe këpucëve.
Kjo thirrje për aplikim lidhet me implementimin e komponentit të dytë të këtij projekti:
“Ofrimi i ndihmës teknike dhe financiare për kompanitë e përzgjedhura për zbatimin e masave mbrojtëse të shëndetit dhe sigurisë në punë (veçanërisht zbatimin e Protokolleve të Kuqe të Qeverisë së Shqipërisë dhe standardeve të ILO-s për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (OSH) të përshtatura për mbrojtjen kundër Covid-19”
Ky projekt financohet nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA). Buxheti i përgjithshëm për këtë komponent të projektit arrin në vlerën 100 000 USD, i cili do të shpërndahet në 10 kompanitë që do të përzgjidhen nga Komisioni i Vlerësimit.
Organizata Ndërkombëtare të Punës fton të gjithë anëtarët e ProExport Albania, shoqata e vetme e ndërmarrjeve "fason", anëtare e BiznesAlbania të aplikojnë në këtë projekt duke plotësuar Formularin e Aplikimit bashkëngjitur.
Afati për dorëzimin e Formularit të Aplikimit është data 25 Djetor 2020.
Në pritje të aplikimeve tuaja.
https://biznesalbania.org.al/images/Udhezimi_per_Aplikim_SSHP_EWAC_ILO.pdf
https://biznesalbania.org.al/images/FORMULARI.docx