Biznes Albania

BiznesAlbania është  themeluar më 7 Dhjetor 2010 si një organizatë e pavarur e punëdhënësve dhe shoqatave të Biznesit. E themeluar si nevojë në rritje e sektorit privat për të dalë me zë të unifikuar, BiznesAlbania është bërë organizata e vetme që përfaqëson, promovon dhe mbron  të drejtat dhe interesat e punëdhënësve në Shqipëri.

BiznesAlbania shërben si një forum për konsultime dhe diskutime midis anëtarëve për çështje me interes të përbashkët, dhe kërkon adoptimin e parimeve dhe praktikave më të mira nëpërmjet informacioneve, këshillimeve ligjore, hulumtimeve, trajnimeve dhe aktiviteteve të tjera.

BiznesAlbania ka 24 shoqata të biznesit si anëtare të saj dhe një numër kompanish individuale si anëtare të drejtpërdrejta. Ajo përfaqëson mbi 30.000 punëdhënës, si pjesë të shoqatave anëtare.

BiznesAlbania është e njohur në shkallë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. Në Dhjetor 2013, BiznesAlbania u bë anëtare e Këshillit Kombëtar të Punës në të cilin ka dhe postin e nënkryetarit për palën e punëdhënësve. Gjithashtu ajo është anëtare edhe Këshillit Ekonomik Kombëtar, të kryesuar nga Kryeministri i Shqipërisë dhe e shumë Komisioneve dhe Këshillave trepalësh të cilët i shërbejnë Dialogut Social në Shqipëri.