Uncategorized

BiznesAlbania merr pjesë në prezantimin e projektit “Qasjet në drejtësi për mosmarrëveshjet e punës”

BiznesAlbania merr pjesë në prezantimin e projektit “Përmirësimi i qasjes në drejtësi për mosmarrëveshjet e punës përmes ndërmjetësimit dhe pajtimit” i financuar nga Qeveria Suedeze dhe i zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), në Shqipëri.
Ky projekt u prezantua në ambjentet e kompanisë “Ardeno”. Projekti synon të përmirësojë qasjen në drejtësi të gjithë aktorëve të përfshirë në dialogun social nëpërmjet shërbimeve efektive të ndërmjetësimit dhe pajtimit të mosmarrëveshjeve të punës, bisedimeve kolektive dhe kontratave kolektive, për zgjidhjen më të mirë ndërmjet tyre nëpërmjet bisedimeve midis palëve, kompromisit, marrëveshjes etj.
Në panelin e organizuar për prezantimin e projektit z. Koli Sinjari, Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve në BiznesAlbania shprehu mbështetjen për zbatimin e projektit dhe rolin e punëdhënësve në këtë projekt, si dhe theksoi hartimin e masave për rritjen e efektshmërisë për nxitjen e përdorimit të zgjidhjeve miqësore të mosmarrëveshjeve të punës, aftësimin e mëtejshëm të punëmarrësve dhe punëdhënësve për të negociuar dhe parandaluar mosmarrëveshjet si dhe përmirësimin e zbatueshmërisë së standardeve ndërkombëtare të punës.
Të ftuar në aktivitet ishin Ministria e Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj, përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Presidenti i BiznesAlbania-s z. Luan Bregasi si dhe përfaqësues të Sindikatave.

Leave a Reply