Uncategorized

Mentorimi në kuadër të projektit “Rrjeti i ndermarrjeve per nxitjen e krijimit dhe inovacionit” CIDE-NET

BiznesAlbania në kuadër të programit INTERREG Balkan-Mediterranean 2014-2020 projekt i financuar nga BE dhe nga Fondi i Zhvillimit Rajonal Europian (ERDF), mori pjesë në zbatimin e projektit “Rrjeti i ndërmarrjeve për nxitjen e kreativitetit dhe inovacionit” CIDE-NET me fokus për të promovuar bashkëpunimin midis 5 vendeve të rajonit nga të cilat 3 vende pjesëtare të BE-së (Greqia, Bullgaria, Qipro) dhe 2 vende kandidate, Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut.
Pas workshope-ve të zhvilluara gjatë muajve Prill – Korrik 2019 ku u arrit rritja e aftësive të sipërmarrjeve mbi Kreativitetin dhe Inovacionin në prodhim, organizim dhe marketing, filloj faza e mentorimit me pjesëmarrësit në këtë projekt.
Gjatë periudhës së mentorimit janë zhvilluar takime të vazhdueshme midis mentorëve dhe përfituesve të projektit për praktikat e ndjekjes së tij, njohjen me platformën e-learning dhe e-mentoring, plotësimin e planeve të biznesit online si dhe rekomandime të ndryshme.
Temat e trajtuara nga ekspertët gjatë trajnimit, si dhe seancat e mentorimit on-line dhe ballë për ballë ndihmuan përfituesit e tyre për hartimin e planeve te biznesit për të rritur kapacitet e tyre menaxhuese dhe prodhuese.

Leave a Reply