Uncategorized

BiznesAlbania në kuadër të projektit “Rrjeti i Ndërmarrjeve për Nxitjen e Kreativitetit dhe Inovacionit (CIDE-NET) shpërndan certifikatat për përfituesit.

BiznesAlbania në kuadër të projektit “Rrjeti i ndërmarrjeve për nxitjen e kreativiteti dhe inovacionit CIDE – NET” e cila mbështet sipërmarrësit në sektorë të veprimtarive të zgjedhura për të drejtuar biznese konkurruese dhe të zbatueshme për të rritur efektivitetin dhe qëndrueshmërinë e tyre certifikon përfituesit e projektit sipas grupimit të tyre të Tipit A (ata që morën pjesë në trajnimet ballë për ballë) dhe të Tipit B (ata që morën pjesë në seancat online).

Përfituesit e projektit kanë ndjekur programin në mënyrë të suksesshme në seancat e trajnimit dhe te mentorimit, si dhe kurset në platformën e-learning për promovimin e kreativitetit dhe inovacionit në kompani.

Temat kryesore të zhvilluara gjatë trajnimeve janë si më poshtë:
1. Kuptimi dhe koncepti i inovacionit dhe kreativitetit – Modeli i kompanive inovative
2. Inovacioni organizativ dhe forcimi i kreativitetit të burimeve njerëzore
3. Strategjitë e inovacionit
4. Eko – Inovacioni
5. Financimi i inovacionit
6. Inovacioni dhe mbrojtja e pronësisë intelektuale

Leave a Reply