Uncategorized

BiznesAlbania zhvillon workshopin me teme “ Roli i keshillave te puntoreve dhe sindikatave”

BiznesAlbania me 25.10.2019 ne bashkepunim me Bashkimin e Sindikatave te Pavaruara te Shqiperise (BSPSH) zhvilloi workshop-in ne kuader te projektit rajonal WIM3 me teme “ Roli i keshillave te punetoreve dhe sindikatave” i bashkefinancuar nga Bashkimi Europian.
Ne aktivitet moren pjese perfaqesues te BiznesAlbania, Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Shqiperise, si dhe anetare te degeve te tyre.
Ne fjalen e tij pershendetse Z.Koli Sinjari theksoi rolin e keshillave te punetoreve ne kompani si dhe rolin qe ka BiznesAlbania per zbatimin e projektit dhe ndergjegjesimin e bizneseve per perfshirjen e punonjesve ne menaxhim.
Gjate takimit perfaqesuesja ligjore e BSPSH-se Znj. Arjola Alika beri prezantimin e rasteve konkrete te disa kompanive ne te cilat punonjesit e tyre jane te perfshire ne menaxhimin e ndermarrjes.
Gjithashtu, ekspertja kombetare Znj. Erina Çollaku beri prezantimin mbi rezultatet dhe gjetjet e projektit per Shqiperine dhe vendet e rajonit te perfshira ne projekt.
Ne perfundim pjesemarresit diskutuan mbi te mirat dhe problematikat qe mund te hasen gjate perfshirjes se punonjesve ne menaxhimin e ndermarrjes.

Leave a Reply