Uncategorized

U zhvillua në Vlore ‘Panairi i Turizmit’në kuadër të projektit Set Tour Lab.

Në datën 17 Maj u zhvillua “Panairi i Turizmit”  pranë Set Tour Lab (Laboratorit të Turizmit, Lungo Mare Vlorë). Një qelizë shkollimi që do të cojë bizneset turistike vendase drejt standarteve të larta europiane nëpermjet trajnimeve dhe klasave të ndryshme. Të ftuar ishin Presidenti i Biznes Albania z.Luan Bregasi, Kryetari I Bashkise Vlorë z.Dritan Leli si edhe Bashke- Drejtori i IADSA z.Carlo Volpe si edhe disa figura mjaft të njohura të bizneseve në vend. Në këtë panair bizneset jo vetëm promovuan produktet dhe shërbimet e tyre, por edhe shprehën nevojat dhe kërkesat e tyre për punonjës. Të pranishëm në panair ishin mbi 30 biznese të ndryshme në fushën e hoteleri turizmit, gastronomisë, restorante, por edhe biznese që ofrojne shërbime të ndryshme turistike. Pjesëmarres në ketë aktivitet kanë qenë edhe dy institucione të cilat ofrojnë trajnime edhe çertifikime në sektorin e Turizmit si Universiteti “Ismail Qemali” dhe “Shkolla e Mesme Tregtare Vlorë”.

Leave a Reply