Uncategorized

“Ditet e Turizmit” në Vlorë. Biznes Albania dhe Bashkia Vlorë…

Ne  kuader te  Projektit Set-TourLab, i cili synon krijimin e nje inkubatori rajonal te bizneseve turistike, duke permiresuar situaten e punesimit te te rinjve dhe te papuneve ne qytetin e Vlores dhe me gjere ne gjithe rajonin e jugut te  Shqipërise, Biznes Albania ne bashkepunim me Bashkine Vlore dhe ne bashkepunim te  ngushte me ekspertet me te mire te Turizmit në Shqipëri do te organizoje aktivitetin “Ditet e Turizmit në Vlore”. Në daten 03.05.2019 në orën 11:00 në ambjentet e Universitetit Ismail Qemali në Vlorë  do  do te startojne  “Ditët e Turizmit”, ku do te diskutohet per tematika te ndryshme si, organizimi i turizmit ne bote dhe ne vend, si te krijojme nje biznes te suksesshem, si te rritemi profesionalisht, e shume tematika te tjera qe lidhen drejtperdrejte me turizmin.

Me pas do te vijohet me një takim me të gjithë bizneset e qytetit të Vlorës në fushën e turizmit në ambjentet e Pallatit të Kulturës Vlorë në datën 04/05/2019 në orën 18:30. Qëllimi i këtij takimi është stimulimi i turizmit në qytetin e Vlorës nëpermjet Laboratorit të Turizmit, ndërveprimi i aktoreve turistik për zgjidhjen e problematikave, përmiresimin në vazhdim të cilesisë së shërbimit, dhe menaxhimin e fuqisë punëtore. Ditët ne vazhdim  te turizmit do të zhvillohen pranë ambjenteve të qendrës së re te Laboratorit të Bizneseve Turistikë, të përshtatura në formën ë Restorantit, Hotelit dhe një Agjencie Turistike, ku studentët apo punëkërkuesit e Turizmit përvec njohjes më ambjentet e qendrës dhe mundësive në vazhdim të trainimit profesional aty mund të ndjekin lekturat.Dhe si dite permbyllese do te jete ajo e date 12.05.2019 me “Panairin e Turizmit” I cili do te zhvillohet ne ambjentet e jashtme te SET-Tour Lab.

 

Leave a Reply