Uncategorized

BiznesAlbania zhvillon workshop-in me temë “ Roli i këshillave të punëtorëve dhe sindikatave”

Në kuadër të projektit rajonal WIM3, BiznesAlbania zhvilloi në 24.04.2019 workshop-in me temë “Roli i këshillave të punëtorëve dhe sindikatave” i financuar nga Bashkimi Europian.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të organizatave të punëdhënësve, përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH), të Sindikatës Autonome të Ushqimit Agrikulturës Tregëtisë e Turizmit (SAUATT) dhe përfaqësues të Qendrës së Marrëdhënieve të Punës CLR- Albania.

Në fjalën e tij përshëndetëse Drejtori i Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në BiznesAlbania Z.Koli Sinjari, theksoi rolin e këshillave të punëtorëve në kompani si një domosdoshmëri për harmonizimin e marrëdhënieve të punës ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve të cilët të jenë të përfaqësuar në nivel menaxherial dhe vendimmarrës. Aktiviteti u përshendet nga Presidenti i BSPSH Z.Gezim Kalaja dhe presidenti i SAUATT Z.Bilbil Kasmi të cilët në fjalën e tyre theksuan se roli i këshillave të punëtorëve nuk është në kundërshtim me lëvizjet sindikale në kompani por një përfaqësim i denjë i punëtorëve dhe të drejtave të tyre etj.

Në këtë aktivitet ekspertja ndërkombëtare Znj.Valentina Franca bëri një prezantim të hollësishëm të rolit të Këshillave të Punëtorëve në BE, praktikave më të mira si dhe rëndësinë e një ligji të veçantë për Këshillat e Punëtorëve.  Ndërsa eksperti kombëtar Z. Edison Hoxha bëri një prezantim i projekt ligjit të vendeve të Ballkanit. Gjatë prezantimit pati diskutime konstruktive nga pjesëmarrësit, të cilët dhanë opinione mjaft të vlefshme dhe kuptuan më mirë qëllimin e këtij projekt ligji dhe rolin që do të kenë sindikatat.

Leave a Reply