Uncategorized

Hapet Laboratori i Turizmit ne Vlore, projekti i rendesishem qe do t’u jape mundesi qindra te rinjve.

Sot me z.Dritan Leli kryetarin e Bashkise Vlore,me drejtorin e Kooperacionit Italian ne Tirane, z. Nino Merola, Konsullja Italiane ne Vlore znj. Luana Micheli, Drejtori i Programit te Konvertimit te Borxhit (IADSA) z. Ismail Ademi, prane Ministrise se Financave, ne kuader te takimit mbi veprimtarine e Kooperacionit Italian dhe nismat e reja qe pritet te merren,ku perfitues do te jete dhe qyteti i Vlores. Gjate kesaj vizite u inspektuan ambientet e nderteses se restauruar me fonde IADSA ne kuader te projektit SET TOUR LAB (Laboratori i Turizmit), i ndodhur prane konsullates italiane ne Vlore.Dhe shume shpejt ne fund te prillit mendojme te inagurojme Shkollen Profesionale te Turizmit ne Vlore,nje dhurate e Bashkise Vlore me mbeshtetjen financiare te Ambasades Italiane.Turizmi eshte nje sektor shum i rendesishem per Shqiperine,dhe falenderojme edhe qeverine shqipetare qe na beson iniciativa dhe projekte te tilla te ketij sektori.Laboratori i Turizmit, eshte  nje  projekt i rendesishem, per te cilin Bashkia Vlore ka vene ne dispozicion një godine pergjate Lungomares, e cila deri dje përdorej si zyre magazinimi per objekte te ndryshme, ne pronesi te Bashkise. Ky projekt do te jete nje qelize shkollimi per te gjithe ata persona qe do te japin sherbime ne turizem, per kamarieret, kuzhinieret, dhe te gjithe ata qe do te punojne ne sherbimet e hoteleri turizmit. Ky projekt ne bashkepunim me “Biznes Albania” dhe ne mbeshtetje nga  “Jaca”, eshte vendosur ne nje nga vendet me te rendesishme te qytetit, ne menyre qe te jete me i arritshme nga njerez qe i sherbejne ose ofrojnë sherbime turistike, te cilet do te kene mundesi qe te trajnohen nga mesues.

Leave a Reply