Uncategorized

“Biznes Albania”, në panairin e “Terra Madre Salone del Gusto”

Në rajonin e Piemontes dhe në qytetin e Torinos nga 20 shtatori deri në 24 shtator u zhvillua edicioni i 12, i panairit “Terra Madre Salone del Gusto”, ngjarja më e madhe ndërkombëtare kushtuar ushqimit. Panairi u mbështet nga programi italo – shqiptar, në bashkëpunim me partnerët e tij ”Biznes Albania” përfaqësuar nga presidenti i shoqatës, Luan Bregasi, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) të cilët morën pjesë në aktivitete të shumta, që u ofruan gjatë atyre ditëve, duke përfshirë forumet dhe konferencat që paraqiten figura me ndikim, të cilët ofruan perspektiva të shumta mbi mënyrën se si ushqimi mund ta ndryshojë botën.

Në këto takime spikatën çështje të rëndësishme që preokupojnë zhvillimin e agro-industrisë në vitet e ardhshme si bujqësia organike e bazuar me faktorët natyralë, inovacioni teknologjik, bashkëpunimi midis sipërmarrjes dhe artizanatit në ofrimin e produkteve cilësore të ushqimit, si dhe përdorimi më efecientë i faktorëve ambientalë dhe një ekonomi të gjelbër. Pati, edhe Punëtori dhe Shkollat e Gatimit, të cilët u prezantuan nga kuzhinierët e vetëdijshëm se nuk mund të ndanin kënaqësitë nga përgjegjësitë ndaj prodhuesve dhe të cilët përdoren kreativitetin për të promovuar zonat e tyre lokale.

Takimet e shumta, të cilat u zhvilluan gjatë dy ditëve të aktivitetit, treguan interesin e lartë për të lidhur bashkëpunime të mundshme midis Shqipërisë dhe Italisë, si dhe gjetjen e mundshme të tregut shqiptar për të bërë të mundur blerjen e makinerive italiane të prodhimit. Programi ItaloShqiptar me anë të paketave, që ofron për kredinë e butë, do të bëjë të mundur realizimin e këtyre kontakteve, të cilat do të realizohen me finalizimin e një kreditimi. Në panair morën pjesë dhe Drejtori i programit Italo – Shqiptar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, Gavril Lasku.

 

Leave a Reply