Lajme

Vazhdon turi i suksesit te BiznesAlbanias ne qytetin bregdetar te Vlores Bregasi: Te rrisim vemendjen e klases politike ndaj biznesit

BIZNESALBANIA shpalosi platformen e saj edhe me sipermarresit vlonjate. Presienti i BiznesAlbanias, zoti Luan Bregasi, theksoi rendesine e Dokumentit te Politikave te Biznesit, i cili po gjen nje mbeshtetje te gjere te sipermarresit ne rrethet e ndryshme te Shqiperise. Ai permendi reagimet e sipermarresve neper turin e takimeve ne rrethe, te cilet shprehen hapur  se kane marre risqe per te ushtruar aktivitetet e tyre ekonomike dhe tregtare, prandaj kerkojne te kete nje infrastrukture ligjore te tille qe te mos  jete pengese per funksionimin e aktiviteteve te tyre.

Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise te Vlores, Z.Arben Breshani theksoi bumin qe ka patur sektori i ndertimit para disa vitesh, por qe tani po ndjen peshen e krizes se pergjithshme. Vlora, tha ai, ka vecorite e veta si nje nga vendet me turistike te Shqiperise, prandaj ky sektor duhet te ndjeje mbeshtetje te fuqishme nga shteti per nje port te ri, per nje aeroport te ri ne funksion te nje zhvillimi te qendrueshem te turizmit. Vlora ka nevoje per nje bypass per te rritur cilesine e infrastruktures turistike.

Dekani i Fakultetit Ekonomik te Universitetit te Kamzes, Prof. Bahri Musabelliu beri nje permbledhje te shqetsimeve te shoqatave te biznesit, anetare te BiznesAlbanias sipas sektoreve, gje qe nxiti sipermarresit vlonjate te shprehim konkretisht problemet e  aktiviteteve te tyre.

Sipermarresit kerkuan te hiqet TVSH ne sektorin e turizmit. Ajo eshte sot 20% plus 4% te kapaciteve te hotelit qe merr pushteti lokal. Kjo kerkese eshte ne perputhje dhe me kerkesen e shoqates te hotelerise se Shqiperise. U kerkua qe te ndryshohet ligji i prokurimeve, sidomos, 3% qe i merret firmes qe ben ankese ne agjensine e prokurimeve, etj.

Sipermarresit u shprehen se risku politik ne vend ka ndikuar me rende se kriza boterore. Njerezit harxhojne me pak se perpara, konsumohet me pak, kryesisht ushqimet baze, mbasi ndoshta i lidhin fatet e tyre me rezultatet e zgjedhjeve. U kerkua nje vemendje e vecante nga shteti, ndoshta krijimi i bordeve te vecante ne Ministri te Finances apo te Ekonomise ku te shqyrtohen problemet e konkurrences se pandershme, te shqyrtimit te shkaqeve te falimentimit te firmave prodhuese ne vend nga abuzimet me cmimet e importit, etj. Gjithashtu sipermarresit permenden moratoriumin e skafeve, funksionimin e vendimeve te qeverise pas heqjes se tij, zgjatjen e periudhes pa viza te qendrimit te turisteve rus ne Shqiperi nga muaji maj deri ne tetor, si dhe vemendje me te madhe ndaj Vlores dhe zhvillimit te infrastruktures se ketij qyteti me potencial te madh turistik.

Presidenti i BiznesAlbania, Luan Bregasi kerkoi bashkepunim, me te fuqishem dhe te qendryeshem te sipermarresve per tu prezantuar me nje ze ne shqetesimet e tyre, ne menyre qe sipermarresit te mos varen nga politika ne menyre te njeanshme apo klienteliste. Ne, tha ai, do te lobojme vazhdimisht derisa politika te degjoje shqesimet tona sepse ne jemi motori i zhvillimit te ekonomise ne vend.

Ne fund pershendeti dhe i derguari i posacem i DECP (Programi i Bashkepunimit të Punedhenesve te Hollandes), i cili shprehu gadishmerine per te mbeshtetur iniciativat e sipermarresve shqiptare dhe organizaten perfaqesuese te tyre BiznesAlbania

.

Leave a Reply