Uncategorized

BiznesAlbania organizon Ditën Informuese 1 në kuadër të projektit “Rrjeti i ndërmarrjeve për nxitjen e kreativitetit dhe inovacionit” (CIDE – NET)

Më 11 Tetor 2018, BiznesAlbania organizoi Ditën Informuese 1 në kuadër të projektit CIDE-NET “Rrjeti i ndërmarrjeve për nxitjen e kreativitetit dhe inovacionit” ku në fokus të tij ka investimin në edukim, trajnim dhe formimin profesional për aftësi të të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Në të morën pjesë kompani të fushave të ndryshme si IT, kompani ndërtimi, zyra arkitekturore, artizan dhe biznese që në statusin e tyre janë start-up, por me potenciale të mëdha në zhvillimin e mëtejshëm të tyre.

Në fjalën e tij përshëndetëse menaxher i projektit për Shqipërinë Z. Koli Sinjari ftoi të pranishmit të jenë pjesë e rrjetit në të cilin kompanitë do të gjejnë mbështetje për të hyrë dhe të promovohen në treg nëpërmjet kreativitetit dhe principeve të inovacionit në prodhim dhe në organizim. Gjatë aktivitetit informues u prezantuan gjetje të konstatuara gjatë analizës studimore të tregut mbi “Përfomanca e Inovacionit të Ndërmarrjeve sipas Sektorëve” dhe prezantimi mbi inovacionin “Tirana qyteti inovativ në start-up”.

Leave a Reply