Uncategorized

BiznesAlbania merr pjesë në hapjen e projektit “Rrjeti i Ndërmarrjeve për Nxitjen e Kreativitetit dhe Inovacionit” (CIDE NET)

Në kuadër të projektit “Rrjeti i ndërmarrjeve për nxitjen e kreativitetit dhe inovacionit” CIDE – NET nëpërmjet promovimit të kreativitetit, inovacionit janë vendosur të zhvillohen disa aktivitete për ndërgjegjësimin dhe promovimin e tij.

Më 21/09/2017 është mbajtur në zyrat qëndrore të partnerit kryesor të projektit Shoqata Greke e Menaxhimit, në Athine, takimi i parë i hapjes së projektit me të gjithë partnerët e përfshirë në të nga Greqia, Shqipëria, Qipro, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Gjatë takimit janë prezantuar objektivat e projektit dhe aktivitetet që do të zhvillohen në vecanti, në të cilat është vërejtur se kreativiteti dhe inovacioni qëndrojnë afër me konkurrueshmërinë, mundësitë dhe promovimin e punësimit.

Objektivat kryesore të projektit janë forcimi i NVM-ve, aftësitë e sipërmarrjes përsa i përket adoptimit të kreativitetit dhe inovacionit në parimet dhe praktikat, në prodhimin e tyre, në organizimin dhe funksionimin e marketingut.

Gjithashtu të gjithë partnerët janë njohur me përmbajtjen e projektit dhe rregullat e zbatimit të tij, të cilat konsistojnë në: planin e punës, plani dhe rregullat e prokurimeve, planin e shpërndarjes së materialeve dhe komunikimin e tyre për të gjithë periudhën e përfshirë në project, fazat e raportimit, etj.

Leave a Reply