Uncategorized

“Rrjeti i Ndërmarrjeve për Nxitjen e Kreativitetit dhe Inovacionit” (CIDE NET)

Në kuadër të programit “INTERREG Balkan – Mediterranean 2014-2020”, bashkëfinancuar nga Fondi Europian i Zhvillimit Rajonal (ERDF) “Bashkimi i Bizneseve të Shqipërisë – BiznesAlbania” është pjesëmarrëse në zbatimin e projektit “Rrjeti i Ndërmarrjeve për Nxitjen e Kreativitetit dhe Inovacionit”, së bashku me: Shoqatën Greke të Menaxhimit, Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Greqisë, Konfederatën e Bizneseve të Maqedonisë, Unioni i sipërmarrësve Privat Bullgar dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Limasolit Qipro.

Projekti do të mbështesë rritjen e aftësive të NVM-ve për kalimin në një mjedis më të favorshëm brenda sipërmarrjes si dhe zhvillimin e konkurrencës. Projekti do të fokusohet në faktin se si filozofia dhe praktikat e ndërmarrjeve të përzgjedhura kanë evoluar dhe do të shqyrtojë efektivitetin e kreativitetit të tyre dhe strategjive të inovacionit. Ai do të marrë në konsideratë përparësitë krahasuese të ndërmarrjeve dhe sektorëve dhe do të shqyrtoj se si “pikat e forta” të shfrytëzuara plotësisht, mund t’u japin atyre një avantazh në tërheqjen e talenteve krijuese dhe zbatimin e reformave organizative dhe strategjike. Në veçanti, për qëllime të projektit të propozuar, konsultimet ndërmjet partnerëve kanë rezultuar në identifikimin e përkohshëm të një numri sektorësh, siç është përpunimi i lëndëve të para bujqësore, tekstileve, turizmit, shërbimeve informatike, të cilat mund të përbëjnë “fusha të fokusuara” për aktivitetet e projektit të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Projekti fokusohet në përpjekjet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të transformuar strategjitë dhe praktikat e tanishme, të cilat janë kryesisht “rritja e kërkimit” për ato më “creative dhe të inovacionit”.
Stimulimi i krijimtarisë dhe inovacionit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që çojnë në përfitime të aftësive organizative dhe të punës, të cilat do të ndikojnë në konkurrencën, veçanërisht në kushtet e vështira ekonomike.

Objektivi përfundimtar i CIDE NET është zhvillimi i programeve të mësimit për promovimin e inovacionit dhe konkurrencës së NVM-ve dhe gjithashtu synon krijimin e skemave të bashkëpunimit të trajnimit / mentorimit të qëndrueshëm në mënyrë që të vazhdojnë të lehtësojnë disavantazhet e aftësive të dobëta dhe të vjetëruara të punës dhe të ndikojnë pozitivisht në bashkëpunimin ndërkufitar, zhvillimit rajonal dhe konvergjencës ekonomike.

Objektivi i përgjithshëm i projektit pasqyron nevojat dhe kërkesat e parashikuara në Programin Strategjik të BE 2020 për “Rritjen inteligjente, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”. Parimet e avancuara nga strategjia e BE2020 do të respektohen kur të punohet drejt objektivave dhe rezultateve të projektit tonë. Kjo përfshin zbatimin e bashkëpunimit evropian në trajnim nga një perspektivë e të mësuarit gjatë gjithë jetës, ku mënyra e hapur e koordinimit (OMC) përdoret në mënyrë më efikase dhe sinergjitë zhvillohen midis partnerëve dhe aktorëve të tjerë të interesuar”.

Projekti është financuar nga Bashkimi Europian dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse.

Leave a Reply